Lajme nga Bota

Facebook-u zotohet të luftojë informacionet e rreme gjatë fushatës zgjedhore në Gjermani

Facebook-u zotohet të luftojë informacionet e rreme gjatë

Gjigandi i rrjeteve sociale “Facebook” ka filluar implementimin e një politike dhe algoritmi të ri për të siguruar cilësinë e informacionit përgjatë fushatës së zgjedhjeve federale në Gjermani që do të zhvillohen në Shtator.

Kreu i sigurisë kibernetike të Facebook-ut, Nathaniel Gleicher i kontaktuar nga POLITICO ka thënë se do të implementohet një skemë kontrolli për politikanët, zyrtarët e qeverisë dhe personale me profil të lartë për të siguruar se llogaritë e tyre nuk do të sulmohen nga hakerat, nuk do të ketë komente nga robotë apo sulme të koordinuara me shpërndarjen dhe provimin e materialeve të caktuara.

“Zgjedhjet në Gjermani janë një prioritet i veçantë për ne. Masat e reja të sigurisë do të kërkojnë nga përdoruesit një sistem autentifikimi me dy hapa.”- tha mes të tjeash Gleicher.

Vendimi i Facebook vjen pasi është vërtetuar se në ciklet e kaluara elektorale në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, informacionet e rreme si dhe prezenca e koordinuar e hakerëve ka qenë faktor deçiziv në rezultatin final të zgjedhjeve, veçanërisht në fitoren e Donald Trump në 2016-n.

Komisioni Europian e ka mirëpritur këtë vendim të Facebook dhe i ka bërë thirrje të marrë të njëjtat masa për zgjedhjet në vendet e tjera të Unionit.

Përshtatur në shqip nga POLITICO/ Tiranapost.al