Çfarë e shtyu adoleshentin italian të vriste gjithë familjen? Historia horror që ndodhi pas festës së ditëlindjes
Një ngjarje e rëndë troditi së fundmi Italinë dhe jo vetëm. Një 17-vjeçar vrau prindërit dhe vëllain 12 vjeçar teksa ishin në gjumë.
Në dëshminë e tij, adoleshenti është shprehur se nëse do e kthente kohën pas nuk do e kryente krimin, duke shtuar se kohët e fundit kishte menduar veç për vdekjen.
17-vjeçari fillimisht ka marrë pjesë në festën e ditëlindjes së babait të tij, më pas ka pritur që prindërit dhe vëllai të shkojnë në shtrat dhe pesë minuta para orës dy të mëngjesit, ka shkuar në kuzhinë dhe ka marrë thikën për t’i vrarë.
Çfarë thotë Prokuroria: Në deklaratën e saj prokuroria italiane shprehet se besojnë se ishte një krim i paramenduar dhe i planifikuar. Duke shtuar se 17-vjeçari është i vetëdijshëm për seriozitetin e aktit të tij dhe se drejtësia do të bëjë atë që është e nevojshme.
Çfarë thotë 17-vjeçari: Autori i krimit deklaron se nuk e shpjegon dot se çfarë ndodhi atë natë.
“Ishte një ide që lindi në atë kohë, për të gjetur një zgjidhje për ankthin tim që nuk e kuptoja se nga vinte. Ndihesha i mbytur, doja të jetoja e lirë. Ndihesha i vetmuar edhe mes të tjerëve. Ndihesha sikur askush nuk më kuptonte”, u shpreh ai.