Lajme nga Bota

Çfarë lidhje kanë gjenet e Neandertalit me koronavirusin: Instituti gjerman bën një zbulim

Çfarë lidhje kanë gjenet e Neandertalit me koronavirusin:

Disa gjene të trashëguara nga Neandertalët mund ti bëjnë disa njerëz më të prekshëm ndaj koronavirusit. Këtë ka zbuluar një studim i kryer nga Instituti Max Panck i Gjermanisë, botuar në revistën Nature.

Sipas studimit këto gjene të trashëguara rrisin rrezikun e sëmundjes së rënduar tek pacientët e infektuar për të cilët kërkohet shtrim në spital nga problemet me frymëmarrjen.

Hugo Zeberg, nga instituti gjerman thotë: kemi zbuluar lidhje që njerëzit që kanë trashëguar varacione gjenetike të Neandertalit duhet të asistohen me ventilator për tu trajtuar nga koronavirusi, kjo pasi rreziku nga Covid-19 është tre herë më i lartë.

Çfarë lidhje kanë gjenet e Neandertalit me koronavirusin:

Sipas tij këto gjene u trashëguan nga njerëzit modernë që kur u përzien me Neandërtalet 60 mijë vjet më parë.  Mendohet që disa variacione të gjenit janë trashëguar nga rreth 50% e njerëzve në Azinë Jugore dhe 15 % e njerëzve në Europë, por është pothuajse inekzistente në Afrikë dhe Azinë Lindore.

Një tjetër ekspert i Institutit, Svante Paabo ka thënë: Është alarmante që një trashëgimi gjenetike nga Neandertalët mund të ketë pasoja të tilla tragjike në pandeminë aktuale.

Rreziku i shoqëruar me grupin e gjeneve të trashëguara është i ngjashëm me rreziqet e tjera si mosha e thyer ose sëmundje të tjera të pacientit.  

Megjithatë, ekspertët nuk kanë arritur dot të gjejnë se cili grup gjenesh konkretisht e shkakton rrezikun ndaj Covid-19. Ata thonë se gjenet e trashëguara nga Denisovans nuk shkaktojnë këtë rrezik.

Çfarë lidhje kanë gjenet e Neandertalit me koronavirusin: