Lajme nga Bota

Pa maska si Suedia! Analiza e ‘The economist’ që na mëson se ku ishin të mirat dhe të këqijat e këtij modeli

Pa maska si Suedia! Analiza e ‘The economist’ që na mëson

Suedia, me 10.3 milion banorë është bërë një shembull shumë i cituar në debatin se si duhet të përballet Covid-19. Suedezët, që vlerësojnë më së shumti lirinë, po ndjekin një strategji pa maska, pa izolim e kufizime dhe pret të krijojë imunitetin e tufës pa falimentuar ekonominë.

Suksesi i Suedisë dhe zgjidhja e saj qortohet vazhdimisht nga ata që drejtojnë njerëzit duke mbyllur gjithçka.

Që prej fillimit, qeveria Suedia ndaloi grupimet e mëdha, dërgoi shumë këshilla në adresë të qytetarëve të vet, por nuk e izoloi vendin për asnjë ditë.

Megjithatë vendimi i këtij shteti nuk ishte aq i suksesshëm sa duket.

Suedia ka një shkallë fataliteti prej rreth 60 për 100,000, dhjetë herë më shumë se ajo e Finlandës dhe Norvegjisë, të cilat u mbyllën.

Liria e suedezëve nuk e kurseu as ekonominë, edhe pse shumë vdekje ishin në mesin e të moshuarve që nuk punonin më. Prodhimi, vetëm në tremujorin e dytë u tkurr me 8.3% më keq se vendet e tjera nordike.

I vetmi ndryshim është se në diferencë nga Britania, Franca dhe Spanja, Suedia nuk përjetoi një valë të dytë. Gjithsesi që në fillim të shtatorit në Stockholm u 4-fishuan rastet, dhe strategjia e re e Suedisë për valën e dytë ngjan me atë të Gjermanisë. Përkundër disa pretendimeve, Suedia nuk ka imunitet më të mirë dhe s`ka arritur imunitetin e tufës. Izolimi i rasteve lidhet me testimin e shpejtë dhe gjurmimin e kontakteve në shkallë të gjerë në mënyrë që të identifikojë dhe shtypë herët shpërthimet.

Suedezët nuk janë më liridashës se kombet e tjera, por qeveria suedeze peshon mirë secilin kufizim.

Për shembull, kur dikush rezulton pozitiv, e gjithë familja e tij duhet të futet në karantinë, por nxënësit e shkollës përjashtohen nga ky rregull. Ato vazhdojnë mësimin në shkollë, pasi sipas qeverisë suedeze, mungesa e arsimimit shkakton më shumë dëm afatgjatë sesa virusi.

Karantina zgjat pesë deri në shtatë ditë, krahasuar me dy javë që zgjat thuajse kudo. Rreziku i transmetimit të Covid-19 në javën e dytë është i vogël, por dëmtimi i shëndetit mendor gjatë izolimit të zgjatur, rritet.

Suedia është një shoqëri me vetëndërgjegjësim të lartë ku njerëzit ndjekin rregullat.

Shoqëritë me vetëndërgjegjësim të ulët mund të kenë nevojë për një ekuilibër ndryshe.

Po maskat? Turma pa maska ​​lëvizim lirshëm në Stokholm. Ekspertët qeveritarë thonë se provat që maskat ndihmojnë janë të dobëta.

*Burimi The Economist