Lajme nga Bota

Çfarë parashikon Astrologjia për vitin 2021? Tre arsye pse nuk do jetë si ky që po jetojmë

Çfarë parashikon Astrologjia për vitin 2021? Tre arsye pse nuk

2020 ka qenë një nga vitet më të vështira për të gjithë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Jeta jonë ka ndryshuar rrënjësisht por ka një lajm të mirë: 2021 është një vit tepër optimist!  Sipas parashikimeve strologjike një kapitull i ri po hapet dhe ka mundësi të jetë ndryshimi që mezi presim dhe ti rikthehemi jetës që kishim…. së bashku!

Trendet astrologjike për vitin 2021 janë bashkëpunimi, krijimtaria dhe fillimet e reja.

Këto janë tre ngjarjet e mëdha astrologjike:

1. Jupiteri dhe Saturni në Ujor

Dy planete po afrohen së bashku në të njëjtën pikë në qiell. Kemi Jupiterin dhe Saturnin. Astrologët e quajnë këtë lidhje të fortë sepse hera e fundit kur ndodhi ky bashkim në Ujor ishte fillimi i viteve 1400. Ndërsa hyjmë në këtë cikël mundësish dhe inovacioni, do të thotë se jemi para një kapitulli të ri.

Saturni do të qëndrojë tek Ujori për gati tre vjet dhe Jupiteri për një vit. Pastaj në vitin 2023, Plutoni do të hyjë në Ujor, ku do të qëndrojë për 20 vjet. Megjithëse nuk ka asnjë provë, duke pasur parasysh se ka kaq shumë planete që lëvizin nëpër Ujor, ne mund të themi me besim se kjo epokë e re dhe pozitive më në fund po fillon.

Energjia e Ujorit ka të bëjë me tërësinë dhe fokusi i saj është e mira më e madhe. Duke filluar nga viti 2021, ne mund të presim përfshirje, diversitet dhe largim të energjive negative.

Hera e fundit që Saturni u zhvendos përmes Ujorit ishte nga shkurti 1991 deri në maj 1993. Kjo periudhë pa fundin e aparteidit në Afrikën e Jugut, trazirat e Rodney King dhe gruan e parë kryeministre të Kanadasë. Gjithashtu gjatë kësaj kohe, interneti u bë i disponueshëm për përdorim komercial dhe pati një milion kompjuterë me internet. Hera e fundit që Jupiteri ishte në Ujor ishte nga janari 2009 deri në janar 2010. Në atë periudhë Barack Obama u inaugurua si presidenti i parë zezak i Shteteve të Bashkuara dhe u krijua Bitcoin.

2. Eklipset

Eklipset sjellin kohë ndryshimi. Ato ndodhin kur dielli, hëna dhe Toka rreshtohen dhe në shumë mënyra ato japin mësime për planetin tone Tokë. Nga maji i vitit 2020 deri në janar të vitit 2022, do të kemi eklipse tek Binjakët dhe Shigjetari, që do të thotë se karakteristikat e këtyre shenjave do mbizotërojnë.

Shigjetari ka të bëjë me zgjerimin e mundësive, potencialin dhe çfarë është e mundur, por mos harrojmë se gjërat janë të mundshme vetëm nëse i besojmë, kështu që kjo energji është e lidhur me besimet tona.

Energjia e Binjakëve ka të bëjë me kuriozitetin, humorin dhe argëtimin. Një eklips në 14 Dhjetor 2020 do na mësojë se si të bësojmë më shumë dhe të bëjmë detyrat tona.  Do të ketë gjithashtu eklipse në 26 maj dhe 10 qershor 2021, që lidhen me këto element positive.

3. Venusi dhe Marsi- Bashkimi i Forcave

Në vitin 2020, Venusi dhe Marsi u retrograduan. Në vend që gjërat të rridhnin normalisht, pati tërheqje dhe hapa pas në vendimet tona. Planeti i marrëdhënieve (Venusi) dhe planeti i veprimit (Marsi) nuk do të retrogradojnë në vitin 2021, që do të thotë gjëra të arritshme do kemi në duar.

Jo vetëm që Venusi dhe Marsi do të ecin përpara, por ata gjithashtu do të afrohen me Luanin. Lidhja ndodh nga fundi i qershorit 2021 deri në korrik 2021. Kjo lidhje është si një ribashkim i energjisë femërore dhe mashkullore. Është një kohë për marrëdhënie harmonike, krijimtari, force dhe lojëra.

*Përkthyer nga popsugar.com. Tiranapost.al.