Lajme nga Bota

Çfarë po ndodh në Wuhan, ndërkohë që pjesa tjetër e botës i druhet valës së dytë të Covid?

Çfarë po ndodh në Wuhan, ndërkohë që pjesa

Klubet e Wuhanit qëndrojnë hapur gjithë natën dhe jeta siç duket në fotot e publikuara është kthyer në normalitet, edhe pse pandemia nuk ka ikur. Në muajin qershor qyteti me 9.9 milionë banorë shpalli zyrtarisht largimin e virusit.  Sipas autoriteteve, në qytet nuk janë konfirmuar raste me koroanvirus që nga mesi i muajit maj.

Por jo më larg se dje, mediat kineze raportuan për 10 raste të reja, të gjitha të importuara nga jashtë. Një virologe kineze deklaroi një javë më parë se koronavirusi është krijuar në një laborator dhe akuzon OBSH si pjesë e këtij plani të fshehtë.

Çfarë po ndodh në Wuhan, ndërkohë që pjesa

Shkencëtarja Li-Meng Yan pretendon se ajo u vu në një detyrë të fshehtë për të studiuar një grup rastesh të ngjashme me SARS që në dhjetor kur Pekini ndërhyri në këtë studim.

Ndërkohë që pjesa tjetër i druhet valës së dytë, ku në Itali dhe Brtiani thuhet të ketë nisur, në Wuhan vendi ku besohet të ketë shpërthyer për herë të parë pandemia, sheh grumbuj njerëzish. Shumica e qytetarëve nuk mbajnë maska, disa të tjerë kanë merak. Restorantet, baret, klubet mbushen plot dhe nuk ka distancim.

Çfarë po ndodh në Wuhan, ndërkohë që pjesa

Megjithatë disa rregulla eksiztojnë. Në çdo institucion që futen, ata kalojnë përmes një skanimi ku konfirmohet se janë të shëndetshëm. Ky skanim shërben edhe si sistem gjurmimi.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara Covid-19 për Kinën kontinentale është 85,307, ndërsa 4,634 njerëz thuhet se kanë humbur jetën, edhe pse shumë besojnë se nuk janë shifrat reale.