Lajme nga Bota

Çfarë po u ofrohet të rinjve britanikë, vetëm që të bëjnë vaksinën anti-Covid

Çfarë po u ofrohet të rinjve britanikë, vetëm që

Të rinjve britanikë do u ofrohet ulje çmimesh për produktet që blejnë në dyqane dhe rrugën falas për të shkuar për të bërë vaksinën anti-Covid. Kjo mënyrë është vendosur për të nxitur të rinjtë që të mos shmangin vaksinimin me rritjen e rasteve për shkak të mutacionit Delta.

Firmat e shpërndarjes së ushqimeve dhe shërbimet taxi si Uber, Bolt, Deliveroo dhe Pizza Pilgrim do të ofrojnë stimuj për të gjithë të rinjtë që të vaksinohen.

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social njofton se detajet mbi më shumë partneritete do të publikohen në kohën e duhur.

Deri më tani, sipas shifrave zyrtare, rreth 67% e 18 deri 29-vjeçarëve në Angli kanë marrë dozën e parë të vaksinë anti-Covid.

Më shumë se 72% e të rriturve në Britani kanë bërë dy dozat e vaksinës deri më tani, 88.5% kanë bërë njërën dozë.

Nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social (DHSC) është njoftuar se do të ketë stimuj të tjerë, përmes kuponëve dhe kodeve me ulje çmimesh apo shërbime falas.

Nuk dihet nëse të rinjtë do të nxiten, por kryeministri britanik Boris Johnson ka paralajmëruar se mund të nevojitet pasaporta e Covid për të hyrë në klube nate ose vende të tjera me grumbuj njerëzish.

*Artikulli i The Mirror përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.