Lajme nga Bota

Çfarë thonë shkencëtarët për ata që nuk mbajnë maskën, edhe pse e dinë rrezikun nga Covid

Çfarë thonë shkencëtarët për ata që nuk

Refuzimi për të vendosur maskën në mes të një pandemie të rrezikshme, lidhet me çrregullime anti-sociale të personalitetit. Këtë ka zbuluar një studim i ri ku u morën disa pjesëmarrës të ndarë në dy grupe. Një grup me persona që njihen për impulsivitetin, manipulimin, papërgjegjshmërinë dhe një grup personash më të qetë, më të urtë dhe më socialë. U zbulua se grupi anti-social nuk kishin dëshirë të zbatonin masat e pandemisë në krahasim me grupin tjetër, disa prej tyre thonin se nuk duan të ndjekin turmën dhe se maska nuk ka efekt.

Çfarë thonë shkencëtarët për ata që nuk

Sipas shkencëtarëve që kryen studimin:

‘Këto tipare shpjegojnë pjesërisht arsyen pse njerëzit vazhdojnë të mos u përmahen masave të kufizimit, edhe pse numri i viktimave nga Covid-19 vijon të rritet. Ekspozimi i vetes dhe të tjerëve ndaj rrezikut, edhe kur mund të shmanget, është një tipar tipik për njerëzit me prirje anti-sociale.'

Studimi përfshiu 1.500 njerëz nga i gjithë Brazili. /Metro/