Lajme nga Bota

Fauci: Është shumë herët të thuhet nëse Omicron do të jetë fundi i fazës pandemike të Covid-19

Fauci: Është shumë herët të thuhet nëse Omicron do
Është ende shumë herët për të parashikuar nëse faza pandemia e Covid-19, mund të fillojë të cilësohet si endemike ndërkohë që rastet me variantin Omicron vazhdojnë të përhapen nivelit rekord tha Dr. Anthony Fauci.

“Thuhet për Omicron që është po aq i transmetueshëm, por me sa duket jo aq i rëndë e patogjen, sa Delta dhe unë do të shpresoja që të jetë kështu.” tha Fauci në një mbledhje virtuale të mbajtur nga Forumi Ekonomik Botëror.

Një sëmundje që është endemike ka një prani të vazhdueshme në një popullatë, por nuk prek një numër jashtëzakonisht të madh njerëzish ose nuk e dëmton masivisht shoqërinë, siç ndodh zakonisht në një pandemi. Meqenëse Omicron është shumë i transmetueshëm, por ka më pak gjasa të shkaktojë sëmundje aq të rënda sa disa variante të mëparshme, mund të shënojë kalimin në një fazë endemike të sëmundjes.

"Ne ishim me fat" që Omicron nuk ndante disa nga karakteristikat e njëjta me Deltën, tha Fauci, "por numri i madh i njerëzve që po infektohen e tejkalon atë të atyre me Delta. Mbetet një pyetje e hapur nëse Omicron do të jetë apo jo vaksinim i Covid që të gjithë shpresojnë sepse ka një ndryshueshmëri shumë të madhe me variante të reja që janë shfaqur," tha ai.

Varianti Omicron është përhapur me shpejtësi në shumë shtete të botës, duke bërë që shumë shtete të shtojnë kufizimet për parandalim.