Lajme nga Bota

FDA-ja amerikane del kundër OBSH: Miraton përdorimin e Remdesivir për pacientët e shtruar me Covid

FDA-ja amerikane del kundër OBSH: Miraton përdorimin e Remdesivir

Në Amerikë është miratuar ilaçi antiviral Remdesivir për të trajtuar pacientët me Covid-19 të shtruar në spital.

FDA-ja amerikane thotë se emri i markës së ilaçit, Veklury shkurtoi mesatarisht me pesë ditë kohën e shërimit të pacientëve, gjatë provave klinike.

"Veklury është trajtimi i parë për COVID-19 që merr miratimin e FDA," thuhet në deklaratën e bërë publike.

Megjithatë kjo ka hapur debat, pasi OBSH ka deklaruar se Remdesiviri ka dhënë pak ose aspak efekt tek pacientët. OBSH tha se ekspertët e organizatës e kishin testuar ilaçin, por vetë prodhuesi i Ilaçit Gilead hodhi poshtë pretendimin e OBSH.

FDA-ja amerikane del kundër OBSH: Miraton përdorimin e Remdesivir

Remdesivir ishte autorizuar për përdorim emergjent vetëm në SHBA që nga muaji maj, ndërsa tani do të përdoret gjerësisht tek pacientët e shtruar. Mediat amerikane shkruajnë se edhe Donald Trump mori këtë ilaç kur u infektua me Covid.