Fëmijët në Romë mbushin spitalet për shkak të Smogut
E Martë 19 Nëntor 2024, 13:45
TiranaPost
"Trafiku dhe smogu ndikojnë në shëndetin e fëmijëve”.
Kështu thonë mjekët pediatër në Romë, të cilët përveç sëmundjeve të stinës raportojnë për kollë që nuk largohet dhe për acarim të rëndë të fytit.
Mjekët raportojnë se gjatë fundjavës në fillim të nëntorit pati një bum të vizitave për ethe dhe sëmundje, me shumë gjasa të përkeqësuara nga smogu.
“Po flasim për 25% më shumë se të vitit të kaluar - shpjegon Sebastian Cristaldi, menaxher i urgjencës.