Lajme nga Bota

Festivali i së dielës në Kolumbi përfundon në tragjedi. Shembet tribuna, 4 të vdekur

Festivali i së dielës në Kolumbi përfundon në tragjedi.

Dy gra, një burrë dhe një fëmijë humbën jetën, qindra të tjerë u plagosën në festivalin popullor në Kolumbi. Raportohet për gati 300 të plagosur të cilët ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Një stendë e tribunës u shemb gjatë ndeshjes me dema. Një dem vazhdonte të endej nëpër fushë ndërsa njerëzit iknin nga rrënojat.

Presidenti në largim Ivan Duque tha se do të kishte një hetim, ndërsa presidenti i zgjedhur Gustavo Petro u kërkoi zyrtarëve vendas të ndalonin ngjarje të tilla.

“U kërkoj kryetarëve të bashkive të mos lejojnë më shumë ngjarje të tilla që përfshijnë vdekjen e njerëzve ose kafshëve”, tha ai.

Nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë.