Lajme nga Bota

"Fillo nga zero", llogaria e Biden në Twitter pa ndjekës të Trump

"Fillo nga zero", llogaria e Biden në Twitter pa ndjekës

Presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden i është dhënë llogaria e tij zyrtare presidenciale në Twitter, por është detyruar ta fillojë atë me zero ndjekës.

Ekipi i Biden është i pakënaqur me lëvizjen, e cila shënon një ndryshim nga tranzicioni i mëparshëm nga Barack Obama.

Llogaria e re, @PresElectBiden, do të shndërrohet në atë zyrtare @POTUS (Presidenti i Shteteve të Bashkuara) ditën e inaugurimit të Biden më 20 Janar. Në gjashtë orët e para të saj në internet kjo llogari fitoi gati 400,000 ndjekës. Llogaria e vetë Biden ka 24 milion ndjekës.

Ekipi i tij ka regjistruar gjithashtu llogari të reja si @FLOTUSBiden për zonjën e parë të ardhshme, Jill Biden, dhe për herë të parë, @SecondGentleman, për burrin e zonjës Harris Doug Emhoff.

Twitter nuk ka shpjeguar pse u mor vendimi dhe tha se nuk kishte asgjë tjetër për të shtuar përtej një postimi zyrtar në blog që përcakton planet e tranzicionit.

Në atë postim thuhej: "Këto llogari institucionale nuk do të mbajnë automatikisht ndjekësit nga administrata e mëparshme".

Ndërkohë kujtojmë se Donald Trump trashëgoi rreth 13 milion ndjekës të llogarisë Potus kur u transferua tek ai, nga Obama, por kjo nuk do të ndodhë këtë herë. Ekipit të Biden u tha për lëvizjen më pak se një muaj më parë dhe kjo do të thoshte se "administrata do të duhet të fillojë nga zero".

Artikulli i marrë nga BBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.