Lajme nga Bota

Fillon procesi i marrjes së dozave të dyta të vaksinave anti-COVID për mësuesit

Fillon procesi i marrjes së dozave të dyta të vaksinave

Mbi 40 mijë arsimtarë janë vaksinuar përgjatë fazave të para të fushatës të imunizimit masiv kundër COVID-19, ndërkohë që ditën e sotme ka filluar dhe procesi i administrimit të dozës së dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila gjithashtu njofton se tashmë 11 mijë mësues në Shqipëri i kanë marrë të dy dozat e vaksinës anti-COVID.

Kujtojmë që arsimtarët, kanë qenë nga grupet e para që morën vaksinat pas bluzave të bardha dhe të moshuarve mbi moshën 70 vjeç.

Objektivi aktual i qeverisë është që brenda muajit qershor të jenë vaksinuar 1 milion shqiptarë.

Tiranapost.al