Lajme nga Bota

Finlanda do të aplikojë zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO

Finlanda do të aplikojë zyrtarisht për t’u

Finlanda ka vendosur të aplikojë për anëtarësimin në NATO, duke hequr dorë nga neutraliteti prej dekadash. Lajmi u njoftua në një konferencë të përbashkët shtypi të dielën nga Presidenti Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin, të cilët thanë se vendimi duhet të ratifikohet nga parlamenti i vendit përpara se të shkojë përpara.

‘Kjo është një ditë historike. Në Finlandë, do të kemi ende një proces parlamentar përpara nesh, por shpresojmë që Parlamenti ta diskutojë këtë vendim historik me vendosmëri dhe përgjegjësi’, tha presidenti.

Parlamenti i Helsinkit do të mblidhet nesër për të diskutuar dhe miratuar kërkesën për anëtarësim në NATO, që procesi të fillojë të martën.

Finlanda po e ndërmerr këtë lëvizje pavarësisht nga kërcënimet e vazhdueshme të Rusisë.