Lajme nga Bota

Finlanda hap restorantet nga java tjetër. Strategjia që po ndjek me vaksinimet

Finlanda hap restorantet nga java tjetër. Strategjia që po ndjek me

Qeveria finlandeze ka marrë vendimin për të hapur të gjitha restorantet duke filluar nga java e ardhshme. Vendimi u mor pas rënies së normave të infeksionit nga koronavirusi gjatë muajit të kaluar. Në fuqi do të jetë orari i kufizimit, për shitjen e alkoolit dhe numrin e personave që lejohen për vizita në zonat me risk të lartë.

Në rajonin përreth kryeqytetit Helsinki dhe disa zona të tjera që ende luftojnë me epideminë, restorantet do të lejohen të pranojnë gjysmën e kapacitetit të tyre, të shesin alkool deri në 5 pasdite. Restoranti apo lokali duhet të mbyllet nga ora 7 pasdite.

Finlanda hap restorantet nga java tjetër. Strategjia që po ndjek me

Qeveria ka vendosur gjithashtu që Finlanda të bëjë përkohësisht më shumë vaksinime në zonat ku virusi po përhapet më shpejt, si në rajonin e kryeqytetit. Sipas të dhënave nga instituti shëndetësor finlandez, 1.2 milion finlandezë kanë marrë të paktën një dozë vaksinimi.

Ministri i Shëndetësisë deklaroi dje se Finlanda po kërkon të negociojë një marrëveshje të mundshme për të blerë vaksinën Sputnik V të Rusisë.

Pavarësisht infeksioneve të larta në muajin mars, Finlanda mbetet ndër vendet më pak të prekura nga pandemia. Deri më tani kombi prej 5.5 milion njerëzish ka regjistruar 83,253 raste, 558 vdekje dhe ka 161 njerëz të shtruar në spital.

*Tiranapost.al.