Lajme nga Bota

Finlanda kërkon hyrjen në NATO, Putin paralajmëron: Keni bërë një gabim

Finlanda kërkon hyrjen në NATO, Putin paralajmëron: Keni

Putin ka paralajmëruar Finlandën se 'ka bërë një gabim'. Ky reagim ështe zbuluar pas bisedës që pati Putin dhe presidenti i Finlandës, në telefon. Ai tha se telefonata nuk kishte pasur përkeqësime të mëtejshme. Ama shqetësuese ishte deklarata e një zyrtari të lartë pranë Putin (nënkryetari i komitetit të mbrojtjes të Dumës, Aleksey Zhuravlyov) i cili tha se raketa bërthamore Satan 2 e zhdukte Finlandën dhe Britaninë e Madhe brenda disa sekondash.

Për dëshirën e Finlandës për t`iu bashkuar NATO-s, Putin ka thënë: “Të braktisësh politikën tradicionale të neutralitetit ushtarak do të ishte një gabim, pasi nuk ka kërcënime për sigurinë e Finlandës”.

Kujtojmë se po sot Rusia ndërpreu furnizimin me energji elektrike të Finlandës.