Finlanda nuk do të vazhdojë procesin për anëtarësimin në NATO pa Suedinë.
Në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti finlandez Sauli Niinistöm tha se propozimi i Turqisë në lidhje me aplikimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO ishte një surprizë totale.
“Në Suedi është thënë se “kauza e Finlandës është edhe e jona”. Në të njëjtën mënyrë e themi dhe ne, kauza e Suedisë është e jona. Kjo do të thotë që ne shkojmë më tej krah për krah”, ka thënë kryeministri finlandez.