Lajme nga Bota

Firma holandeze krijon testin që mund të zbulojë nëse je infektuar brenda 15 minutash

Firma holandeze krijon testin që mund të zbulojë nëse je

Një frimë holandeze ka krijuar një test të ri koronavirusi që mund të japë rezultatet nëse je infektuar me Covid-19 brenda 15 minutash dhe është e ngjashme me testin e shtatzënisë. Sensitest quhet testi përmes analizës së një mostre gjaku, që zbulon antitrupat IgM dhe IgG të cilat sinjalizojnë se trupi po lufton kundër infeksionit Covid-19.

Firma holandeze krijon testin që mund të zbulojë nëse je

Nuk mund të zbulojë virusin në fazën më të hershme të tij, por mund të zbulojë nëse një person është infektuar pa shfaqur ende simptoma.

Kjo kompani me bazë në Kinë ka njoftuar se është e hapur për të negociuar marrëveshje me qeveritë për të furnizuar vende me teste.

Firma holandeze krijon testin që mund të zbulojë nëse je

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Robert Das tha se testi i shpejtë është i nevojshëm për të frenuar pandeminë globale.

‘Është i ngjshëm me testin e shtatzënisë. Nëse e bën testin shumë herët do të dalë negative. Por sapo trupi të prodhojë antitrupat e mjaftueshëm, do të tregojë rezultatin pozitiv brenda 15 minutash’, shpjegon ai.