Lajme nga Bota

Fjalët prekëse të babait të kryeministrit britanik: Djali im është luftëtar

Fjalët prekëse të babait të kryeministrit britanik: Djali im

Kryeministri Britanik u vendos mbrëmjen e djeshme në trajtim intensiv për shkak se gjendja e tij u përkeqësua nga koronavirusi. Për situatën e Boris Johnson ka folur me fjalë prekëse babai i tij i cili thotë se djali Boris është një luftëtar dhe se do fitojë.

Stanley Johnson, 79 vjeç është izoluar vetë pas kontakteve me të birin dhe thotë se po ndjek gjithë kohën lajmet dhe gjendjen shëndetësore të djalit.

Në intervistë me mediat britanike thotë: Ai është optimist, është i vendosur. Është rritur në kushte të vështira në fermë dhe jam i bindur se do e rigjejë forcën për të mposhtur këtë sëmundje.

Stanley Jonson tregoi planet e kryeministrit britanik i cili ka blerë një fermë për të qëndruar me partneren e cila është shtatzënë.

Ish autori dhe ish deputeti shton: Boris ka shumë guxim. Është njeri i fshatit Winsford dhe do e kalojë shumë shpejt këtë sëmundje. Këtu jemi rritur. Ai është i forte si një makineri. Dilnim bashkë për gjah, bënim shumë gjëra. Ai është luftëtar dhe do fitojë.