Lajme nga Bota

Video/ Fjalimi i fundit i Trump: Ishte privilegj i madh të isha presidenti juaj, uroj shumë të na kujtoni

Video/ Fjalimi i fundit i Trump: Ishte privilegj i madh të isha presidenti

Në fjalimin e tij të fundit si President i SHBA, para se të fluturonte në Florida, Donald Trump vlerësoi edhe një herë punën që ka bërë në katër vite të mandatit të tij.

Ai falenderoi bashkëpunëtorët e tij për mbështetjen, pa harruar bashkëshorten për të cilën tha se i ka qëndruar pranë.

Po ashtu edhe Zonja e Parë Melania Trump në përshëndetjen e fundit i falenderoi të gjithë për mbështetjen.

“Felminderit për mbështetjen që më keni dhënë”, tha Melania Trump.

“Çfarë mund të themi tjetër tani. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me mua dhe më kanë dhënë mbështetje. Të gjithë keni bërë një punë të mrekullueshme. Ka qenë diçka mjaft e veçantë, dua të falënderoj bashkëshorten time, e cila më ka qëndruar pranë gjatë detyrës sime. Është shumë popullore me njerëzit dhe dua ta ftoj këtu. Ajo që kemi bërë ka qenë një punë e mrekullueshme. Kemi pasur arritjet tona. Kemi bërë atë që s'është bërë asnjëherë më parë. Kemi bërë shërbim të mrekullueshëm. Njerëzit janë të lumtur. Nuk duhet të harrojmë atë çfarë ka ndodhur me pandëminë e koronavirusit. Kemi bërë atë që ka qenë më e mira pavarsisht pandemisë. Kemi parë që kanë ndodhur gjëra të pabesueshme. Uroj shumë që ta na kujtoni. Kam parë elementë të ekonomisë tonë të cilat janë në rritje dhe i kemi bërë ballë pandemisë pavarësisht se na goditi rëndë. Kemi bërë mrekulli përsa i përket koronavirusit, siç është vaksina të cilën e bëmë në një periudhë shumë të shkurtër dhe është një mrekulli që ndodhi në SHBA. Vaksinimi do të vijojë me ritme edhe më të shpejta. Kemi pasur pengesa, patjetër, ashtu sikurse ishin edhe zgjedhjet. Arritëm të merrnim një numër të madh votash dhe unë jam krenar për këtë. Kemi bërë shumë gjatë udhëheqjes sonë. Jeni fantastikë dhe ishte privilegji më i madh të isha presidenti juaj. Dua të falenderoj të gjithë njerëzit e Uashingtonit dhe do të rishihemi së shpejti. Faleminderit shumë”, tha Trump në fjalën e tij të fundit si President.