Lajme nga Bota

Florida dhe Teksasi po kalojnë pikun e virusit? Rikthehen disa masa

Florida dhe Teksasi po kalojnë pikun e virusit? Rikthehen disa masa

Ka kaluar në 2.5 milion numri i të prekurve nga koronavirusi në Amerikë, me një numër rekord rastesh të raportuara në ditë në shtetin e Floridas dhe Teksasit.

Rritja e ndjeshme e rasteve në dy shtetet jugore vjen pasi bizneset u lejuan të rihapen në javët e fundit por në Florida guvernatori ka urdhëruar mbylljen e lokaleve ndërsa në Teksas maska është kthyer me detyrim, në të kundërt gjobitesh. Ndërsa restorantet do rrijnë hapur vetëm për porosi me vete.

Ditën e djehsme, Florida raportoi më shumë se 9500 raste të reja, ndërsa të premten 9000. Kjo rritje ka bërë që zyrtarët e shtetit të shtrëngojë sërish masat

Këshilltari kryesor i qeverisë amerikane për koronavirusin, doktor Anthony Fauci tha se vendi po kalon një problem serioz pasi më shumë se 125,000 pacientë Covid-19 kanë vdekur në të gjithë vendin, më shumë se në çdo vend tjetër.

Në konferencë për shtyp doktor Fauci tha se piku i tanishëm i pandemisë vjen pasi në Teksas dhe Florida u happen shumë shpejt bizneset, në shumë prej tyre nuk pati kufizim.  Po ashtu ait ha se vetë njerëzit neglizhuan rregullat dhe këshillat e ekspertëve.

 Nënkryetari Mike ka ndaluar tubimet e fushatës në Florida dhe Arizona këtë javë.