Lajme nga Bota

Florida miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç

Florida miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga

Florida u bë shteti i parë amerikan dhe i pari në botë që miraton një projekt-ligj, i cili ndalon fëmijët nën 16 vjeç të përdorin rrjetet sociale.

Projektligji në Florida, i cili ishte miratuar nga Senati, kaloi dje edhe në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit, me 108 vota pro dhe 7 kundër. Tani i takon guvernatorit Ron DeSandis që të japë verdiktin final, duke nënshkruar ligjin.

Nëse DeSandis e nënshkruan ligjin, kompanive të mediave sociale do t'u kërkohet të ndalojnë fëmijët nën 16 vjeç që të kenë një llogari në platformat e tyre dhe të mbyllin ato ekzistuese.

Por ai ka shprehur më parë rezerva. “Prindërit kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre”, vlerësoi dje DeSandis gjatë një konference për shtyp. Në janar, DeSandis paralajmëroi se projektligji mund të hidhej poshtë nga gjykatat, duke vënë në dukje se iniciativa të ngjashme në shtete të tjera janë bllokuar në gjykatë.