Lajme nga Bota

Fluturimet nga Franca dhe për në Francë do të ndërpriten edhe në ditët e ardhshme

Fluturimet nga Franca dhe për në Francë do të

Punonjësit e trafikut ajror në ‘Air France’ kanë vendosur të bëjnë sërish grevë javën e ardhshme dhe linjat ajrore po përgatiten për më shumë ndërprerje. Greva do të vazhdojë më 28, 29 dhe 30 shtator dhe do të anulohet nëse sindikata arrin një marrëveshje me autoritetin francez të aviacionit, DGAC.

Sindikata franceze SNCTA- sindikata kryesore e vendit për kontrollorët e trafikut ajror - thirri grevën për pagat dhe kushtet e punës.

Në një deklaratë, sindikata tha se inflacioni po gërryen pagat e punëtorëve, duke bërë thirrje për rritje të pagave dhe më shumë rekrutim.

Air France ka thënë se do të kontaktojë çdo pasagjer individualisht.

DGAC ka këshilluar pasagjerët në linjat e tjera ajrore që të kontaktojnë me kompaninë e tyre për më shumë informacion.