Lajme nga Bota

Forbes: Normaliteti i ri nga hyrja në lokale tek udhëtimet me avion mund të kërkojë kartën dixhitale të vaksinimit

Forbes: Normaliteti i ri nga hyrja në lokale tek udhëtimet me avion

Zakonisht në koncerte kërkohet bileta, qoftë elektronike apo fizike e cila skanohet/kontrollohet nëse është e vlefshme. Tani imagjinoni të shkoni në të njëjtin koncert dhe teksa bileta skanohet, t’ju kërkohet edhe karta e vaksinës. Ky në fakt nuk duket skenar i largët. Një numër biznesesh amerikane nga sektori i kujdesit shëndetësor po bashkohen për të krijuar kartën digjitale ID të vaksinës që verifikon nëse e ke bërë vaksinën anti koronavirusit.

Në të ardhmen, kjo kartë e cila mund të ruhet në telefon apo edhe në pajsje të tjera digjtale, mund të kërkohet për të hyrë në restorante, bare, shkolla dhe në udhëtime me avionë. Kjo po shihet edhe si mënyra e vetme për të rihapur ekonominë në vendet e botës sa më shpejt të jetë e mundur.

‘Shpresojmë që ti kthejmë të vaksinuarit sa më shpejt në vendin e punës’, thotë Joan Harvey president i ‘care solutions’ në Evernorth. Evernorth është një nga grupet që punon për zhvillimin e këtyre kartave, së bashku me Mitre, Cerner, Epic, Mayo Clinic, Microsoft, Oracle, Salesforce, The Commons Project dhe kompani të tjera të mëdha.

Së bashku ata po ngrenë Nismën e Kredencialit të Vaksinimit, që planifikon të krijojë një mënyrë të arritshme dhe të sigurt për të provuar statusin e vaksinimit Covid-19. Këto karta shëndetësore SMART do të jenë një regjistër i enkriptuar i vaksinave që mund të ruhet në çdo portofol dixhital. Për ata që nuk kanë telefona inteligjentë, të dhënat e vaksinës "mund të ruhen lehtësisht me një kod QR".

Kjo nuk është një praktikë e re. Disa vende kërkojnë prova të vaksinimit kundër sëmundjeve të tilla si fruthi para se të lejojnë pasagjerët të futen në kufi. Punonjësit e kujdesit shëndetësor që kanë bërë vaksinën e Covid-19 kanë një certifikatë/një letër të bardhë që shënon datën e vaksinimit.

Por kartat e identitetit të vaksinave si kjo që po mendohet është krejt gjë tjetër, thotë Krutika Kuppalli, një mjeke amerikane e sëmundjeve infektive. Mund të jetë hera e parë që kërkohet prova e vaksinimit për të bërë gjëra që më parë ishin të zakonshme, si për shembull të hani në një restorant ose të shkoni në punë.

Kuppalli thotë: "Unë mendoj se ka shumë çështje etike për të cilat duhet të mendojmë para se të shkojmë në këtë rrugë."

Ndërsa entitetet publike dhe private mund ta bëjnë vëtetimin e vaksinimit një kusht hyrjeje, gjithmonë do të ketë përjashtime: Për ato kategori që nuk mund të bëjnë vaksinën për arsye të ndryshme: Ka dhe nga ata që mund të përdorin fenë e tyre për ta kundërshtuar dhe kjo mund të jetë e drejta e tyre!

Ndërsa mbetet për t'u parë nëse vendet e punës ose shkollat ??do të kërkojnë ose jo vërtetimin me vaksinën anti Covid-19, ajo që dihet është se jeta jonë thjesht mund të bëhet më e lehtë nëse e bëjmë vaksinën. Se kur mund të vihet në zbatim ende nuk dihet, por kompanitë amerikane janë të interesuara ta vënë në zbatim sa më shpejt të jetë e mundur!

*Forbes/ Tiranapost.al.