Forcat izraelite vrasin gazetaren palestineze

E Mërkurë 11 Maj 2022, 12:03
TiranaPost
Një gazetare e Al Jazeera-s është qëlluar për vdekje teksa mbulonte një bastisje në qytetin e pushtuar të Jeninit në Bregun Perëndimor.
Transmetuesi me bazë në Katar tha se Shireen Abu Akleh, një gazetare e njohur palestineze dhe amerikane, u vra nga forcat izraelite.
Në një deklaratë, Al Jazeera i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që "të dënojë dhe të bëjë përgjegjës forcat izraelite për shënjestrimin dhe vrasjen e qëllimshme të gazetares, Shireen Abu Akleh".
Një gazetar tjetër, që punonte për gazetën Al-Quds me bazë në Jerusalem , u qëllua dhe u plagos gjithashtu në incident.
Ushtria izraelite kundërshtoi se forcat e saj kishin qëlluar dy gazetarët.
Tiranapost.al