Lajme nga Bota

Foto/ Ajsbergu më i madh në botë kapur nga kamerat

Foto/ Ajsbergu më i madh në botë kapur nga kamerat

Një avion i Forcave Ajrore Britanike ka siguruar imazhet të ajsbergut më të madh në botë, ndërsa kalonte në Atlantikun e Jugut.

Mjeti transportues A400m, fluturoi ulët mbi bllokun rreth 4200 km2 për të vëzhguar gjendjen e tij gjithnjë e më të dëmtuar.

Foto/ Ajsbergu më i madh në botë kapur nga kamerat

Fotografitë zbulojnë çarje të shumta, copa të panumërta të akullta që kanë rënë dhe tunele nënujore.

Foto/ Ajsbergu më i madh në botë kapur nga kamerat

Ajsbergu i quajtur A68a ndodhet momentalisht vetëm 200m nga bregu dhe ekziston një mundësi reale që ajo të mbërthehet në ujërat e cekëta bregdetare. Forcat Britanike të Ishullit të Atlantikut Jugor (BFSAI) kanë dërguar ekspertët e tyre për të vlerësuar situatën.

Foto/ Ajsbergu më i madh në botë kapur nga kamerat

“Unë e di që flas në emër të të gjithë ekuipazhit të përfshirë kur them se kjo është sigurisht një detyrë unike dhe e paharrueshme për t’u përfshirë” tha Udhëheqësi i Skuadronit Michael Ëilkinson, Komandant i Oficerit 1312 Flt, në një postim në Facebook.

Foto/ Ajsbergu më i madh në botë kapur nga kamerat

Imazhet satelitore të siguruara javët e fundit tregojnë gjithashtu që skajet e A68a po shkatërrohen me shpejtësi.

Foto/ Ajsbergu më i madh në botë kapur nga kamerat

Veprimi i pamëshirshëm i valëve po prish fragmente të panumërta të vogla.

Imazhet e reja të A400m fotografitë dhe videot do të analizohen për të kuptuar se si mund të ndryshojnë gjërat në javët dhe muajt e ardhshëm.

Foto/ Ajsbergu më i madh në botë kapur nga kamerat

Ndërkohë ekspertët janë të befasuar që ajsbergu nuk ka humbur pjesën më të madhe të tij. Shumë menduan se do të ishte copëtuar në disa pjesë të mëdha shumë kohë më parë.

*Artikulli i marrë nga BBC. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.