Lajme nga Bota

Foto/ Brenda shtëpisë me 200 lloje bimësh

Foto/ Brenda shtëpisë me 200 lloje bimësh

Të gjithë e kanë një vazo në shtëpi, për ata me kopsht nuk e vëmë në dyshim gjelbërimin. Tanimë është edhe në modë të arredosh shtëpinë dhe të lësh hapësira për bimët, për më shumë oksigjen të pastër. Por ky 30 vjeçar edhe mund ta ketë tejkaluar. Ka shpenzuar më shumë se 5000 paund për të blerë bimë, lule, pemë me mbi 200 lloje dhe ka mbushur shtëpinë.

Foto/ Brenda shtëpisë me 200 lloje bimësh

Cyril Sontillano nga Kalifornia thotë se e do natyrën dhe gjelbërimin por e pranon se tashmë mund të ketë krijuar dhe varësi nga kjo ‘dashuri e gjelbër’.

Foto/ Brenda shtëpisë me 200 lloje bimësh

Shtëpinë e ka kthyer në një oaz tropikal, dhe në rrjet ka marrë pseudonimin Plant Daddy. Fotot me shtëpinë e tij botanike i ka shpërndarë në rrjetet sociale ku ka bërë për vete më shumë se 92 mijë ndjekës. Ai tashmë fiton para përmes bashkëpunimeve në Instagram, por i shpenzon për të blerë më shumë bimë.

Foto/ Brenda shtëpisë me 200 lloje bimësh

‘Jam rritur në ambient me bimë, vij nga gjeneratat e adhuruesve të bimëve dhe mendoj se e kam dhe gjenetike. Unë kënaqem kur shoh bimë, kur kujdesem për to, kur thith oksigjent të pastër’, thotë ai.

30 minuta deri në një orë në ditë ai i shpenzon thjesht duke kontrolluar në mënyrë të rastësishme bimët. Ndërsa në fundjavë shpenzon 2 deri në 3 orë duke i ujitur dhe trajtuar.

Foto/ Brenda shtëpisë me 200 lloje bimësh

‘Dua të inkurajoj dhe të tjerët të duan natyrën, të jetojnë të lumtur dhe pse jo, nëse nuk kanë mundësi dhe jetojnë në një vend kur nuk ka gjelbërim, ta sjellin gjelbërimin vetë në shtëpi’.

Foto/ Brenda shtëpisë me 200 lloje bimësh

Foto/ Brenda shtëpisë me 200 lloje bimësh