Lajme nga Bota

Foto/ Tërmet i fuqishëm në Indonezi, të paktën 67 të vdekur

Foto/ Tërmet i fuqishëm në Indonezi, të paktën 67

Të paktën 67 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm 6.2 të shkallës Rihter që goditi sot Indonezinë.

Foto/ Tërmet i fuqishëm në Indonezi, të paktën 67

Epiqendra e tërmetit, ishte gjashtë kilometra (3.7 milje) në verilindje të qytetit të Majene dhe me thellësi prej 10 kilometrash (6.2 milje), sipas Agjencisë Meteorologjike, Klimatologjike dhe Gjeofizikës të Indonezisë.

Foto/ Tërmet i fuqishëm në Indonezi, të paktën 67

Në Majene, të paktën 637 u plagosën dhe 15,000 banorë janë zhvendosur, sipas Bordit Kombëtar të vendit për Menaxhimin e Fatkeqësive (BNPB). Mijëra banorë u larguan nga shtëpitë e tyre për të kërkuar siguri pas tërmetit, i u ndje për pesë deri në shtatë sekonda dhe ka dëmtuar të paktën 300 shtëpi në Majene.

Foto/ Tërmet i fuqishëm në Indonezi, të paktën 67

Ndërkohë sipas ekipeve lokale të kërkimit dhe shpëtimit, shumë njerëz janë ende të bllokuar nën ndërtesa të shembura.

Artikulli i marrë nga The Guardian, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.