Lajme nga Bota

FOTO/ Ja si do të duket avioni i ri presidencial “Air Force One”

FOTO/ Ja si do të duket avioni i ri presidencial “Air Force

Është bërë gati projekti për avionin e ri presidencial që do të ketë për detyrë të shpjerë liderin e botës së lirë në destinacionet e tij. Projekti është realizuar nga kompania “Exosonic” e cila ka marrë përsipër krijimin e një avioni super-modern, i cili më parë ishte refuzuar nga ish-Presidenti Donald Trump për shkak të kostos të madhe të ndërtimit.

Besohet se “Air Force One” e së ardhmes do të jetë gati në vitin 2030, teksa pajisjet ultra-moderne dhe detajet unike të sigurisë e bëjnë ndërtimin e tij një sipërmarrje që do shumë vite.

FOTO/ Ja si do të duket avioni i ri presidencial “Air Force

Sipas njoftimit të kompanisë, avioni do të mund të udhëtojë dy herë më shpejt se shpejtësia e zërit, duke garantuar se çdo udhëtim do të jetë 2 herë më i shkurtër nga sa bëhet aktualisht. Avioni do të arrijë të udhëtojë me 1.380 milje në orë.

FOTO/ Ja si do të duket avioni i ri presidencial “Air Force

Brenda tij do të ketë dy suita personale dhe një kabinë kryesore që do të mund të akomodojë 20 pasagjerë. Gjithashtu, “Air Force One” do të jetë i pajisur me dy kuzhina, dy banja, dhe të gjitha sediljet do të jenë elektronike dhe do të mund të përdoren si kompjutera.

FOTO/ Ja si do të duket avioni i ri presidencial “Air Force

Brenda avionit do të ketë edhe një hapësirë për të kryer deklarata shtypi. Inagurimi i këtij super-avioni do të bëhet nga presidenti i 47 i SHBA-ve, pasi edhe në rast se fiton mandatin e dytë, presidenti aktual Joe Biden nuk do të arrijë brenda legjislaturave të tij që ta përjetojë këtë investim, të cilën e miratoi në ditët e para pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë.

FOTO/ Ja si do të duket avioni i ri presidencial “Air Force

Tiranapost.al