Lajme nga Bota

FOTO/ Mbretëresha Elizabet në ceremoninë mortore të Princit Philip

FOTO/ Mbretëresha Elizabet në ceremoninë mortore të Princit

Është zhvilluar ditën e sotme ceremonia mortore për Princin Philip, bashkëshortin e monarkes Elizabeta I që ka shërbyer më gjatë në këtë rol se kushdo tjetër përgjatë historisë britanike. Ai ka qëndruar pranë Mbretëreshës plot 77 vjet, duke qenë një nga ikonat më të rëndësishme të monarkisë.

Ndryshe nga tradita, ceremonia ka qenë vetëm për familjarët për shkak të pandemisë së COVID, që i ka privuar mundësinë familjeve mbretërore nga Europa, por edhe vetë kryeministrit britanik Boris Johnson të marrin pjesë në të.

Një tjetër risi e kësaj ceremonie mortore ka qenë fakti që princat pasardhës të Dukës Philip nuk kanë veshur uniformën ushtarake siç e kërkon tradita, por kanë veshur uniforma civile në të cilat janë bashkangjitur medaljet dhe honoraret e shërbimet në forcat britanike. Vendimi është marrë për të mos veçuar Princin Harry i cili është tërhequr nga funksionet ushtarake prej tashmë dy vitesh dhe do të ishte i vetmi civil në rast se do të përzgjidheshin uniformat ushtarake.

Tiranapost.al