Lajme nga Bota

FOTO/ Në prag pushtimi? Trupat izraelite mblidhen në kufirin me Gazën

FOTO/ Në prag pushtimi? Trupat izraelite mblidhen në kufirin me

Përveç shkëmbimeve të zjarrit nga larg mes forcave izraelite dhe militantëve të Hamas-it, duket se konflikti mund të përshkallëzohet në një luftë të mirëfilltë. Rreziku vjen pas paralajmërimit të kryeministrit hebre Benjamin Netanjahu i cili tha se do të vazhdojë bombardimet derisa të vendoset “heshtja e plotë” dhe faktit që mijëra trupa të ushtrisë izraelite janë grumbulluar në kufirin me rajonin e Gazës.

FOTO/ Në prag pushtimi? Trupat izraelite mblidhen në kufirin me

FOTO/ Në prag pushtimi? Trupat izraelite mblidhen në kufirin me

Konflikti që lindi nga përplasjet mes besimtarëve myslimanë dhe policisë izraelite mund të shërbejë si pretekst për pushtimin final të territorit të arabëve që ka ardhur duke u tkurrur përgjatë viteve të fundit. Përplasjet kanë qenë edhe civile në qytete me popullsi të përzierë ku ka pasur konflikte sporadike në rrugë mes komuniteteve hebreje dhe atyre arabe. Të paktën 72 njerëz kanë vdekur ditën e djeshme në zonën e Gazës dhe 7 të tjerë në rajonet izraelite.

FOTO/ Në prag pushtimi? Trupat izraelite mblidhen në kufirin me

Ministria e Mbrojtjes ka paralajmëruar hyrjen në zonën e kontrolluar nga militantët islamikë, çka me gjasë mund të nxisë një kundërpërgjigje të ashpër nga Egjipti dhe Turqia. “Po përgatisim një sërë aksionesh nga toka”- ka deklaruar publikisht zëdhënësi i shtypit të ushtrisë izraelite.

FOTO/ Në prag pushtimi? Trupat izraelite mblidhen në kufirin me

FOTO/ Në prag pushtimi? Trupat izraelite mblidhen në kufirin me

Thirrjet e presidentit amerikan Joe Biden dhe Këshillit të Sigurisë të OKB, duket se nuk ka bërë asgjë që të ketë tentativa për dialog apo armëpushim.

FOTO/ Në prag pushtimi? Trupat izraelite mblidhen në kufirin me

FOTO/ Në prag pushtimi? Trupat izraelite mblidhen në kufirin me

Përshtatur në shqip nga “Reuters”/ tiranapost.al