Lajme nga Bota

Foto/ Në të mirë e në të keq... Kështu po martohen çiftet në Italinë e gjunjëzuar nga koronavirusi

Foto/ Në të mirë e në të keq... Kështu po martohen

Diego Fernandes dhe Deni Salgado janë dy të sapomartuar italianë që puthjen e parë pas celebrimit e shkëmbyen me maska kirurgjikale. 46 vjeçari me 30 vjeçaren patën një ceremoni tejet modeste në Napolin e gjunjëzuar nga kriza e koronavirusit, sigurisht duke marrë leje. 

Foto/ Në të mirë e në të keq... Kështu po martohen

Nuk ishte një ceremoni normale, pasi përveç maskave që mbanin në fytyrë, nuk kishte njerëz të afërm që i shoqëronin, por vetëm me dëshmitarët të pranishëm. Çifti u largua dhe në rrugicën ku morën drejtimin për në shtëpi, shihej vetëm një qen në rrugë. Qeveria italiane ka vendosur masa të rrepta, duke kufizuar lëvizjet e qytetarëve dhe mbylljen e shumë bizneseve për të ndaluar përhapjen e  virusit.

Foto/ Në të mirë e në të keq... Kështu po martohen

Foto/ Në të mirë e në të keq... Kështu po martohen

Në Itali: 53,578 janë të infektuar, +6,557 raste të reja në 24 orë,

4,825 është numri total i viktimave, +793 viktima në vetëm 24 orët e fundit,

6,072 është numri i të shëruarve dhe 2,857 në gjendje kritike.