Lajme nga Bota

Foto/ Në vijën e parë të një lufte brutale: Gazetarët rrëfejnë vdekjen dhe dëshpërimin në Nago-Karabakh

Foto/ Në vijën e parë të një lufte brutale:

Disa gazetarë të New York Times kanë shkuar në Nago-Karabakh, aty ku që nga 27 shtatori ka nisur një luftë e ashpër.

Foto/ Në vijën e parë të një lufte brutale:
Foto nga Sergey Ponomarev për New York Times
Foto/ Në vijën e parë të një lufte brutale:
Foto nga Sergey Ponomarev për New York Times

“Nago-Karabkh, një erë e keqe, kundërmuese. Eshtrat e luftëtarëve kanë qëndurar aty për javë të tëra.

Në llogore ekziston frika. Armenët janë të pambrojtur ndaj dronëve azerbajxhanas që i rrinë pezull mbi kokë dhe vrasin sipas dëshirës.

Varrezat janë mbushur plot dhe gropa të tjera janë bërë gati, janë të sapogërmuara.

Konflikti prej tre javësh midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për një territor të diskutueshëm në Malet e Kaukazit, ku Evropa takohet me Azinë, i ka çuar drejt luftës.

Azerbajxhani po sakrifikon kolona të tëra luftëtarësh, thonë armenët, për të arritur fitime të vogla territoriale. Civilët kanë zbritur e po jetojnë në bodrumet e tyre me lagështirë dhe pa ngrohje, të konvertuar javët e fundit me kuzhina të improvizuara”, shkruhet në reportazhin e gazetarëve.

Ata rrëfejnë se si iu desh kushedi se sa herë të zbrisnin edhe vetë në bodrumin e hotelit ku qëndronin pasi predhat nuk ndalnin as gjatë natës.

Foto/ Në vijën e parë të një lufte brutale:
Foto nga Sergey Ponomarev për New York Times
Foto/ Në vijën e parë të një lufte brutale:
Foto nga Sergey Ponomarev për New York Times

*Burimi New York Times