Lajme nga Bota

Foto/ Simptoma e Covid tek fëmijët që nuk duhet neglizhuar nga prindërit

Foto/ Simptoma e Covid tek fëmijët që nuk duhet neglizhuar nga

Mjekët amerikanë kanë treguar se skuqjet dhe kruarjet në pjesën e shpinës tek fëmijët janë simptoma që mund të ndihmojnë prindërit të kuptojnë nëse ata janë të infektuar dhe kur duhet të kërkojnë ndihmën e mjekut.

Kjo simptomë e rrallë e hiperinflamacionit, e quajtur në gjuhën shkencore MIS-C, mund të zhvillohet herë pas here tek fëmijët që infektohen me Covid-19.

Foto/ Simptoma e Covid tek fëmijët që nuk duhet neglizhuar nga

Foto/ Simptoma e Covid tek fëmijët që nuk duhet neglizhuar nga

Foto/ Simptoma e Covid tek fëmijët që nuk duhet neglizhuar nga

Kjo simptomë u zbulua për herë të parë në prill të vitit të kaluar dhe rastet në rritje të fëmijëve të infektuar ka bërë që të shihet më me seriozitet nga ekspertët dhe mjekët.

Tek disa fëmijë, kjo simptomë mund të agravohet duke sjellë edhe prekje të organeve në trup që mund të rezultojë fatale për jetën.

Ekspertët nga Spitali i Fëmijëve të Filadelfias thonë se diagnostikimi i tij ka rezultuar i vështirë pasi shumë nga simptomat, duke përfshirë skuqjen, ethet dhe shqetësimet gastrointestinale, janë të ngjashme me sëmundjet e tjera të fëmijërisë.

Ata kanë publikuar fotot të fëmijëve që kanë shfaqur simptomën, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e MIS-C, i cili mund të zhvillohet së bashku me koronavirusin.

Zonat ku mund të shfaqet kryesisht është shpina, gjymtyrët e poshtme, kofshët, kraharori dhe zona në fytyrë që janë më të rralla.

*Tiranapost.al.