Lajme nga Bota

Foto-Video/ Kryeministri i Izraelit: Nuk e kemi ne fajin, sulmet do vazhdojnë

Foto-Video/ Kryeministri i Izraelit: Nuk e kemi ne fajin, sulmet do

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do vazhdojë të përgjigjet me forcë ndaj sulmeve me raketa të Palestinës. Konflikti në Gaza është në ditën e saj të shtatë sot, ndërsa u raportuan tre viktima palestinezë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Foto-Video/ Kryeministri i Izraelit: Nuk e kemi ne fajin, sulmet do

Nga ana tjetër militantët palestinezë qëlluan me raketa drejt Tel Aviv, duke bërë që njerëzit atje të largohen.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për t'i dhënë fund konfliktit të përshkallëzuar. Presidenti i SHBA Joe Biden telefonoi dje Netanyahun dhe Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas duke iu shprehur shqetësimin për situatën atje. Ndërsa mbrëmjen e sotme pritet të zhvillohet një takim iKëshillit të Sigurimit të OKB-së.

Foto-Video/ Kryeministri i Izraelit: Nuk e kemi ne fajin, sulmet do

Foto-Video/ Kryeministri i Izraelit: Nuk e kemi ne fajin, sulmet do

Që nga fillimi i luftës ditën e hënë deri më tani, janë vrarë 148 njerëz. Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë. Izraeli thotë se dhjetëra militantë të tjerë janë midis të vdekurve në Gaza, ndërsa zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se numri i të vdekurve nga Palestina përfshin 41 fëmijë.

Foto-Video/ Kryeministri i Izraelit: Nuk e kemi ne fajin, sulmet do

Foto-Video/ Kryeministri i Izraelit: Nuk e kemi ne fajin, sulmet do

Gjatë një deklarate për shtyp mbrëmë, kryeministri izraelit Netanyahu tha se sulmet do të vazhdonin për për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe do të shmangen sulmet ndaj civilëve.

Foto-Video/ Kryeministri i Izraelit: Nuk e kemi ne fajin, sulmet do

"Pala që mban fajin për këtë konfrontim nuk jemi ne. Ne jemi ata që po na sulmojnë," tha Netanyahu.

Konflikti rinisi pasi ushtria izraelite ndaloi palestinezët në vendin e shenjtë të Jeruzalemit Lindor, që nderohet nga myslimanët dhe hebrenjtë.

Hamas - grupi militant palestinez që drejton Gazën filloi të lëshonte raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqte forcat, por pasi një gjë e tillë nuk ndodhi, Hamasi lëshoi raketat.

Foto-Video/ Kryeministri i Izraelit: Nuk e kemi ne fajin, sulmet do

Foto-Video/ Kryeministri i Izraelit: Nuk e kemi ne fajin, sulmet do

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se militantët palestinezë kishin lëshuar 278 raketa nga Gaza, duke goditur shtëpitë e njerëzve në qytetet jugore të Ashdod, Beersheba dhe Sderot.

Foto-Video/ Kryeministri i Izraelit: Nuk e kemi ne fajin, sulmet do

*Tiranapost.al.