Lajme nga Bota

Temperaturat kapin shifra rekord në Turqi! Por, kush e ka fajin për zjarret, ndryshimet klimatike apo separatistët kurdë

Temperaturat kapin shifra rekord në Turqi! Por, kush e ka fajin për

Vala e të nxehtit afrikan ka shkaktuar një numër zjarresh të pakontrolluara në Turqi, katër herë më të shpeshta sesa janë regjistruar përgjatë sezoneve të tjera turistike.

Të paktën katër njerëz kanë ndërruar jetë për shkak të zjarreve që përfshinë zonat e Antaljas dhe Muglas, ndërkohë që me mijëra pushues janë detyruar të evakuohen me varka nga hotelet e tyre. Ditën e djeshme në rajonin jug-lindor të vendit u arrit një temperaturë rekord për Turqinë në 60 vite, teksa termometri ka shënuar 49.1 gradë celcius.

Temperaturat kapin shifra rekord në Turqi! Por, kush e ka fajin për

Në Bodrum në brigjet e detit Egje, 80 hektarë tokë u dogjën, ndonëse forca të shumta zjarrfikëse luftonin me vatrat si në tokë ashtu edhe nga ajri. Flakët detyruan evakuimin e 4000 turistëve me anijet e rojes bregdetare si dhe me varkat e peshkimit.

“Kemi numrin më të madh të zjarreve në 19 vitet e fundit”- kanë vënë re eskpertët e BE që monitorojnë zjarret sezonale në shtetet mesdhetare.

Edhe vetë qytetarët e këtyre zonave konfirmojnë se nuk kanë parë asnjë gjë të ngjashme përgjatë viteve të fundit. “Çdo gjë që kisha u dogj. Humba gjënë e gjallë dhe tokat e mia. Kjo nuk është normale, këtu ngjan me ferrin”- ka thënë Ibrahim Aydin, një fermer i zonës i pyetur nga britanikja “The Guardian”.

Zjarrfikësve në Turqi u është dashur të luftojnë me 50 vatra zjarri paralelisht dhe menjëherë kanë filluar konspiracionet mes nacionalistëve se zjarret mund të jenë shkaktuar nga separatistët kurdë që duan të destabilizojnë dhe të godasin ekonomikisht Turqinë.

Temperaturat kapin shifra rekord në Turqi! Por, kush e ka fajin për

Por, ekspertët e BE shprehen se zjarret masive, së bashku me përmbytjet e pazakonta janë dëshmi e ndryshimeve klimatike dhe se duhet vepruar tani për të shmangur një të ardhme të frikshme.

Tiranapost.al