Lajme nga Bota

Fotoja e paharrueshme e 60 viteve më parë me veshjen e Jackie Kennedy, por asgjë nuk është kështu siç duket

Fotoja e paharrueshme e 60 viteve më parë me veshjen e Jackie Kennedy,

Nesër bëhen 60 vite nga betimi i John F. Kennedy si president i SHBA-ve. Por një nga imazhet e paharrueshme që ka mbetur nga ajo ditë, është me Jackie Kennedy e cila në këtë foto shihet me një pallto ngjyrë blu dhe një kapelë 'si qeleshe mbi kokë'. Por asgjë nuk është siç duket!

Dizajneri Halston, Roy Halston Frowick shpenzoi me orë të tëra duke krijuar kapelën dhe pallton e Jackie. Në media u komentua se e kishte nisur si Zonjë e Parë me veshjen dhe kapelën e gabuar.

Por vetë Halston tha se të gjithë ata që e kopjuan më pas bënë gabim. Për shkak të motit me erë dhe temperaturave nën minus në Uashington aso kohe, teksa zonja e parë po e mbante kapelën që mos t'i ikte nga era, aksidentalisht shtypi pjesën e sipërme të kapeles duke ia ndryshuar tërësisht formën. Por shumë shpejt kapelja u kthye në trend!

Fotoja e paharrueshme e 60 viteve më parë me veshjen e Jackie Kennedy,

Gabimi tjetër nga pamjet e famshme të inaugurimit presidencial u bë tek ngjyra. Shumica e amerikanëve e kujtojnë ish zonjën e parë me ngjyrë blu të shpëlarë, por pamjet nga një dokumentar në CNN nga stilisti i saj treguan se veshja e saj kishte ngjyrë rozë të çelur. Ndërsa studiuesit në Bibliotekën dhe Muzeun Presidencial John F. Kennedy, ku ruhet ende veshja e saj, thonë se në thelb veshja e Jacie ishte pa ngjyrë: Një ngjyrë bezhë neutrale, ngjyrë soft dhe aspak blu.

Por si nisi gabimi?

Nga Revista Life ku duke dashur të ndriçojë dhe ti japë më shumë ngjyrë imazhit, u ndryshua palltoja dhe kapelja. Thuhet se edhe Melania Trump ra ‘pre’ e këtij gabimi pasi në inaugurimin e Donald Trump në 2017-ën veshi një kostum të Ralph Lauren me ngjyrë blu, por më të theksuar.

Fotoja e paharrueshme e 60 viteve më parë me veshjen e Jackie Kennedy,

Pavarësisht nga ngjyra, më e zbehtë ose jo, kapelja u kthye në sinonimin e stilit të Jackie si zonja e parë e SHBA-ve. Ajo e kishte vendosur kapelën me të njëjtin stil në ditën që u qëllua John Kennedy, të përshtatur më një tjetër kostum. Veshja e saj e mbuluar me gjak pasi Kennedy u qëllua për vdekje, u ruajt në Arkivat Kombëtare dhe nuk u shfaq për publikun deri në vitin 2013.

Fotoja e paharrueshme e 60 viteve më parë me veshjen e Jackie Kennedy,

*Tiranapost.al.