Lajme nga Bota

Franca, 9 miliardë dollarë për rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët në punë të vështirë

Franca, 9 miliardë dollarë për rritjen e pagave për

Franca ka akorduar 9 miliardë dollarë për rritjen e pagave të punonjësve të kujdesit shëndetësor. Kryeministri Jean Castex sqaroi se kjo është një formë shpërblimi për punën e tyre përgjatë pandemisë.

Stafi i përgjithshëm i spitalit do të marrë shpërblim 544 dollarë mbi rrogën dhe ata që punojnë në vijën e parë do të marrin 1.634 dollarë.

Të gjithë do të përfitojnë gjithashtu 208 dollarë shtesë në muaj.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Francë zhvilluan protesta në qershor duke kërkuar kushte më të mira pune, të cilat shkaktuan një debat mbarëkombëtar.

*Burimi CNN