Lajme nga Bota

Franca dhe Britania firmosin marrëveshjen për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm

Franca dhe Britania firmosin marrëveshjen për ndalimin e

Britania e Madhe dhe Franca arritën një marrëveshje që synon t’i japë fund kalimeve të emigrantëve të paligjshëm përmes kanalit të La Manshit.

Marëveshja është firmosur këtë mëngjes në Paris nga ministrja e Brendshme Britanike, Suella Braverman dhe ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin.

Britania duhet t’i japë një paketë prej 63 milionë paund autoriteteve franceze, të cilat do të shtojnë patrullimet në plazhet nga ku nisen emigrantët.

Gjithashtu, stafi britanik do të dislokohet në Francë për të parandaluar kalimin e varkave të vogla, përmes të cilëve vetëm në vitin e fundit kanë shkuar në Britani mbi 40 mijë persona, një pjesë e të cilëve edhe shqiptarë.

Por nuk do të ketë patrulla të përbashkëta midis oficerëve francezë dhe britanikë pasi Parisi vuri veton ndaj idesë.