Lajme nga Bota

Franca do të ndalojë cigaret elektronike

Franca do të ndalojë cigaret elektronike

Franca ka vendosur të ndalojë cigaret elektronike për shkak të rrezikut që ato paraqesin për mjedisin dhe shëndetin publik. Kryeministrja Élisabeth Borne tha se kjo masë ishte pjesë e një plani të ri kundër duhanit që po hartohej nga qeveria dhe që duhet të jetë në fuqi deri në fund të vitit.

Cigaret elektronike, ose të quajtura ndryshe vapes, në Francë kushtojnë rreth 9 euro. Akademia Kombëtare e Mjekësisë e Francës i përshkroi ato si një “kurth dinak për fëmijët dhe adoleshentët”.

Aktivistët akuzojnë prodhuesit, shumica e tyre me bazë në Kinë, se synojnë qëllimisht adoleshentët, duke përdorur ngjyra të ndezura dhe një sërë shijesh që të kujtojnë dyqanin e ëmbëlsirave, për shembull marshmallow, çokollatë dhe lajthi, shalqi dhe karamele.

Aktivistët kanë theksuar gjithashtu dëmin ekologjik të shkaktuar nga cigaret elektronike njëpërdorimshme.

Disa vende të tjera në Evropë, përfshirë Gjermaninë, Belgjikën dhe Irlandën, kanë njoftuar ndalime të ngjashme. Edhe Mbretëria e Bashkuar thuhet se po shqyrton një të tillë.