Lajme nga Bota

Të gjitha mediat po flasin për vendimin e Macron: Shteti do i paguajë 10 seanca psikologut për ata fëmijë që pandemia iu preku shëndetin mendor

Të gjitha mediat po flasin për vendimin e Macron: Shteti do i

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se shteti do të paguajë për dhjetë seanca psikoterapie të fëmijëve, shëndeti mendor i të cilëve është prekur nga pandemia.

“Sot kemi një problem shëndetësor që i shtohet epidemisë dhe ka prekur fëmijët e adoleshentët tanë”, tha Macron gjatë një takimi me punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Seancat psikologjike për fëmijët midis moshës 3 dhe 17 vjeç, do të rimbursohen 100% dhe kjo ndihmë do të ofrohet deri në ditën e fundit të pandemisë.

Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore, vizitat më shërbimet psikologjike në Francë u rritën me 40% në vitin 2020 dhe 40% e prindërve thonë se ata vunë re shenja të problemeve të shëndetit mendor tek fëmijët e tyre gjatë izolimit të parë.

10 seanca të rimbursuara 100% mund të mos konsiderohen të mjaftueshme nga disa njerëz, por janë hapi i parë drejt kthimit të vëmendjes tek një pikë e rëndësishme: pasojave që Covid dhe izolimi shkaktuan tek shëndeti mendor.

*Artikulli i Vanity Fair u përshtat në shqip nga Tiranapost.al