Lajme nga Bota

Franca hyn në Lockdown-in e tretë kombëtar, çfarë nuk lejohet dhe ora policore

Franca hyn në Lockdown-in e tretë kombëtar, çfarë nuk

Franca ka hyrë në bllokimin e tretë kombëtar, ndërsa po përballet me rritje të rasteve me të infektuar, duke sjellë rrezik të mbingarkimit të spitaleve në vend.

Si pasojë e bllokimit të ri, të gjitha shkollat dhe dyqanet jo-thelbësore do qëndrojnë të mbyllura për katër javë, ndërsa shtetrrethimi (ndalimi i lëvizjes) është në fuqi nga ora 19:00 deri në orën 06:00.

Ditën e premte, numri i pacientëve të sëmurë rëndë nga Covid dhe në trajtim intensiv u rrit me 145 të shtruar, numri më i lartë në pesë muajt e fundit.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka premtuar më shumë shtretër spitalorë për pacientët me Covid. Franca aktualisht ka 5,000 pacientë në trajtim intensiv. Të Premten, u regjistruan 46,677 raste të reja dhe 304 humbje jete.

Franca hyn në Lockdown-in e tretë kombëtar, çfarë nuk

Kufizimet e reja hynë në fuqi nga dita e djeshme, dhe nga e marta qytetarëve do tu kërkohet një arsye e vlefshme për të udhëtuar më shumë se 10 kilometër larg shtëpisë së tyre.

Presidenti Macron shpresonte se do të mbante nën kontroll situatën me koronavirusin në Francë pa pasur nevojë të vendoste një bllokim tjetër.

Por ekspertët e kanë kritikuar se duhej të vendoste lockdown më herët për të ndërprerë zinxhirin e infeksioneve, për shkak edhe të përhapjes së mutacioneve të reja të virusit.

*Tiranapost.al.