Lajme nga Bota

Franca i thotë Stop cirkut të kafshëve

Franca i thotë Stop cirkut të kafshëve

Franca ka dalë kundër përdorimit të kafshëve për cirk.

Ministrja Franceze e Tranzicionit Ekologjik Barbara Pompili tha në një konferencë për shtyp: "Ka ardhur koha që magjepsja jonë prehistorike ndaj këtyre krijesave të egra të mos vazhdojë e degjenerojë në burgosjen e tyre duke i dëmtuar mirëqenien".

Sipas disa masave të marra qeveria do të mbështesë kopshtet zoologjike për krijimin e kushteve më të mira për kafshët.
Më shumë se 20 vende e kanë kufizuar ose ndaluar plotësisht prezantimin e kafshëve në cirk.

Pas kësaj deklarate pati disa protesta nga profesionistë dhe artistë të cirkut që e konsideruan vendimin e qeverisë si një dënim me vdekje për ta.

*Burimi Huffington Post