Franca izolon të pavaksinuarit: Nuk do të pranohet as testi PCR

E Hënë 17 Janar 2022, 18:27
TiranaPost
Parlamenti francez ka miratuar një ligj që do të përjashtojë të gjithë personat e pavaksinuar nga të gjitha restorantet, zonat sportive, sitet turistike dhe madje edhe në trena.
Para këtij ligji, në Francë kërkohej certifikatë vaksinimi për të frekuentuar vendet publike në të gjithë vendin, dhe personat e pavaksinuar lrjoheshin nëse tregonin një test negativ.
Por me ligjin e ri, që do të jetë për çdo person mbi 16 vjeç, kërkon vaksinim me të dyja dozat dhe e heq opsionin e testit. Disa përjashtime mund të bëhen për ata që e kanë kaluar virusin së fundmi.
Tiranapost.al