Lajme nga Bota

Franca kërkon hapjen e kufijve me Shengenin

Franca kërkon hapjen e kufijve me Shengenin

Për Francën, mbyllja e Europës duhet që të shmanget sa më shumë. Kjo deklaratë është bërë nga sekretari francez i Shtetit për Çështjet Europiane, Clement Beaune, që e cilëson Shengenin si një hapësirë vitale të qarkullimit.

Në një intervistë për  radio “France Inter”, Beaune tha:

“Masat më të vështira, në veçanti mbyllja e kufijve duhet të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur brenda Europës dhe në zonën Shengen sepse është hapësira jonë vitale, hapësira jonë e qarkullimit. Mbyllja e kufijve të brendshëm duhet të konsiderohet si apeli i fundit për të mos u përjashtuar në varësi të situatës shëndetësore”.

Franca kërkon hapjen e kufijve me Shengenin

Nga ana tjetër ai e konsideron thelbësor bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të Unionit.

“Ideja nuk është të synohet një vend i veçantë. Edhe në kulmin e krizës ne morëm masa të koordinuara me fqinjët tanë europianë. Prandaj, unë bëj thirrje për të krijuar një metodë të përbashkët europiane për të vlerësuar situatën shëndetësore, të themi nëse kjo zonë është në rrezik apo jo. Ne kemi metoda për të llogaritur deficitin, por jo të njëjtat metoda për të vlerësuar rreziqet shëndetësore dhe kjo duhet të ndryshojë”.

BE ende nuk ka marrë një vendim nëse kufijtë do të hapen apo jo në muajin gusht.