Franca me shtetrrethim të fortë kundër Covid: Fillon nga ora 18:00, ndëshkimet nga gjoba tek burgu

Nga mbrëmja e djeshme, në Francë ka hyrë në fuqi vendimi i ri me shtetrrethim nga ora 6 e pasdites deri në orën 6 të mëngjesit. Masa u vendos për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe do të jetë në fuqi per 15 ditë, kohë kur edhe policia do të jetë e shpërndarë në terren.
Sipas vendimit të ri, banorët nuk mund të dalin nga shtëpia në oraret nga 6 e pasdites deri në gjashtë të mëngjesit. Çdo dalje në këtë orar duhet të ketë një arsye të fortë dhe vërtetimin (formularin e lejes).
Të gjithë ata që kapen jashtë pa formularin me arsyen e daljes, do të gjobiten. Gjoba është 135 euro për shkeljen e parë, 200 euro për të dytën, dhe 3750 për herën e tretë. Nëse sërish thyen rregullat dënim shkon me 6 muaj burg.
Qeveria franceze ka renditur 9 arsye që lejojnë daljen nga shtëpia pas orës 18:00:
-Puna, mësimdhënia - udhëtimi mes shtëpisë dhe punës ose vendit të arsimit.
-Takimet dhe trajtimet e mjekëve - udhëtimi nga mjekët për trajtim "i cili nuk mund të bëhet në distancë".
-Arsye urgjente familjare të tilla si kujdesi për një të afërm të pambrojtur ose për kujdesin ndaj fëmijëve (vizitat familjare nuk përfshihen në këtë kategori)
-Aftësi të Kufizuara - Udhëtoni për ata me aftësi të kufizuara ose kujdestarët e tyre
-Shërbimi i "interesit të përgjithshëm" - udhëtimi për shërbime me interes të përgjithshëm me kërkesë të autoriteteve.
-Transporti (për shembull udhëtimet me tren ose aeroplan - do të duhet të tregoni biletë si arsye për të prishur shtetrrethimin)
-Për t'iu përgjigjur një thirrje zyrtare ligjore ose për të marrë pjesë në një proces zyrtar administrativ
-Shëtitja e qenit deri një kilometër larg nga shtëpia.
-Viktimat e dhunës në familje gjithashtu mund të largohen nga shtëpitë e tyre nëse nuk ndihen të sigurt.
Të gjitha dyqanet dhe bizneset duhet të mbyllen gjithashtu në orën 18:00, por disa të tjera do të lejohen për shërbime delivery.
Lejohet mbledhja e fëmijëve nga shkolla ose çerdhe pas orës 18:00.
Lejohet kryerja e një dërgese në shtëpi, por nuk mund të dilet për të marrë porosinë.
Transporti publik do të vazhdojë të funksionojë pas orës 18:00, megjithëse shërbimet ka të ngjarë të goditen ekonomikisht pasi nuk do ketë njerëz të shumtë të cilët do të udhëtojnë.
Në 24 orët e fundit Franca konfirmoi 21,406 të infektuar dhe 193 viktima.
The Local/ Tiranapost.al.