Lajme nga Bota

Franca ndalon rrobat e banjës me burkini

Franca ndalon rrobat e banjës me burkini

Gjykata e lartë administrative e Francës vendosi ditën e djeshme kundër lejimit të rrobave të banjës “burkini” që mbulojnë trupin në pishina publike për arsye fetare, duke argumentuar se kjo shkel parimin e neutralitetit të qeverisë ndaj fesë.

Mbulimi me veshje burkini nga koka deri te kyçi i këmbës ka ngjallur vazhdimisht debate të forta politike në Francë.

Disa gra muslimane e konsideruan këtë vendim si të padrejtë.

Qyteti i Grenoble, i udhëhequr nga një kryebashkiak nga partia e të Gjelbërve, votoi muajin e kaluar për t`i lejuar gratë të veshin burkini në pishina publike pas fushatës nga aktivistët vendas. Qyteti gjithashtu votoi për të lejuar gratë të notojnë topless, si pjesë e një relaksi më të gjerë.

Por Gjykata e rrëzoi këtë vendim, me argumentin se ai binte ndesh me parimet laike të Francës.

Franca i ka kushtuar gjithmonë rëndësi veshjeve të pishina. Rregullat e veshjes në pishinat publike në Francë janë të rrepta, për arsye higjienike.