Lajme nga Bota

Franca raporton numrin më të madh të viktimave në Europë për 24 orë

Franca raporton numrin më të madh të viktimave në

Franca ka raportuar për 833 vdekje në 24 orë si pasojë e infektimit me koronavirus dhe kjo është shifra më e lartë e raportuar sot në Europë. Të dhënat përfshijnë njerëzit që kanë vdekur në spitale dhe shtëpi kujdesi.

Franca ka 98,010 të infektuar, 8,911 viktima në total dhe 17,250 të shëruar. 

Por: “Ende nuk e kemi arritur fundin e epidemisë”, ka thënë Ministri francez i Shëndetësisë, Oliver Veran.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara janë kthyer në epiqendër të përhapjes së kësaj sëmundjeje, pasi është raportuar për 355,834 persona të infektuar dhe 10,458 të vdekur.

Spanja është vendi i dytë i prekur më keq nga koronavirusi, pasi në këtë shtet është raportuar për 135,032 persona të infektuar dhe13,169 të vdekur. duke kaluar Italinë. 

Franca raporton numrin më të madh të viktimave në