Lajme nga Bota

Franca shpërblen bluzat e bardha: Rritja e pagave kap vlerën e 8 miliardë eurove

Franca shpërblen bluzat e bardha: Rritja e pagave kap vlerën e 8

Bluzat e bardha në Francë do të shpërblehen me rritje të pagave në vlerë 8 miliardë euro, për arritjen në përballimin e luftës kundër Covid. Ata janë parë si heronjtë e pandemisë së Covid-19 dhe Presidenti Macron vendosi një shtesë prej 183 euro në muaj.

Ndërkohë nga ana tjetër gjatë kësaj periudhe janë punësuar 15 mijë infermierë e mjekë më shumë.

Franca shpërblen bluzat e bardha: Rritja e pagave kap vlerën e 8

Ky vendim vjen pas dy muajsh negociata që filluan nga Emmanuel Macron me protestat e bluzave të bardha për përballimin e situatës.

Punëtorët shëndetësorë u nderuan rregullisht gjatë valës së parë të koronavirusit në Francë, nga qytetarët që duartrokisnin punën e tyre.

Franca shpërblen bluzat e bardha: Rritja e pagave kap vlerën e 8

Por mjekët kërkuan shpërblim konkret për sakrificën e tyre dhe dolën në rrugë duke kërkuar investime. Gjatë demonstratave pati edhe përplasje.

Franca shpërblen bluzat e bardha: Rritja e pagave kap vlerën e 8

Por të martën negociatat dhanë një marrëveshje që shumica e sindikatave e kanë nënshkruar. Ndoshta ky hap do të ndiqet edhe nga vendet europiane si Britania, Spanja apo Italia. Po në Shqipëri?/ Burimi BBC